*POZICIONET MË TË NXEHTA TË ANANGA RANGA
© Lorena Stroka
Ananga Ranga (Faza e Dashurisë) ose Kamaledhiplava (Varkë në Detin e Dashurisë) është një manual (udhëzues) i nxehtë seksi i përpiluar unikisht nga Kalyana Malla, në shek. XV-të ose të XVI-të. Poeti shkroi veprën e tij në shenjë nderimi ndaj Lad Khan, djalit të Ahmed Khan Lodi, i cili qeverisi nga viti 1451 deri në 1526. Më vonë, komentatorë të ndryshëm thanë se qëllimi i këtij manuali ishte parandalimi i ndarjeve të bashkëshortëve. Shpesh Ananga Ranga krahasohet me Kama Sutra-n për shkak të ngjashmërive mes tyre… (jo pa të drejtë).
Në mënyrë të veçantë, Ananga Ranga është një himn ndaj variacioneve të jetës seksuale… Një manifest për të mbajtur martesën të gjallë përmes kënaqësisë seksuale. Skeptizmi që fshihet pas kësaj është se duke bërë çdo herë diçka të re, burri do të ndiejë me bashkëshorten e tij po të njëjtën kënaqësi që do të ndjente me 32 femra të ndryshme.
Ananga Ranga propozon një sërë qëndrimesh (pozicionesh), të cilat ndihmojnë të dy partnerët të arrijnë në orgazmë, për orë të tëra. Në të kundërt me pozicionet e Kama Sutra-s, këtu partnerët nuk është e domosdoshme të jenë akrobatë. Në vazhdim, propozon një seri variacionesh që plotësojnë njëra-tjetrën dhe çifi ndodhet në ekstazë të përhershme.
Pozicioni i Lotusit
Mendoj se është e këshillueshme të fillosh me këtë. Ti rri ulur këmbëkryq, ndërsa ajo mbështjellë këmbët përreth mesit tënd. Nga këtu mund të nisesh drejt “kurthit të gjarprit”, gjatë të cilit shtriheni të dy prapa dhe njëri kapet pas këmbëve të tjetrit. Në këtë pozicioni ti shtyn dhe ajo lëvizë pas teje. Në qoftë se ke pasqyrë në dhomë dhe shikon se çfarë bën, atëherë rezultati do të jetë akoma më mbresëlënës. Më vonë, mund t’ia lësh kontrollin partneres, duke hapur këmbët e saj anash trupit tënd, në këtë rast pozicioni merr pamje stoli (duket sikur rrini ulur karshi njëri-tjetrit). Tani në qoftë se ke energji të pashterrur, mund ta lëvizësh ciklikisht duke mbajtur këmbët e saj në bërrylat e tu dhe duke e fërkuar lart-poshtë, para-pas derisa të mos mundet më asnjë prej jush (po qe se je fillestar, lere për herë tjetër më mirë).
Pozicioni i Breshkës
Burri rri shtrirë në shpinë me partneren sipër tij (duke e parë) në fazë depërtimi. Buzët, këmbët dhe duart prekin pikërisht të njëjtat pika të partneres. Ky pozicion lehtëson shkëmbimin e energjisë dhe thuhet se përforcon jetëgjatësinë. Tani se pse e kanë quajtur Pozicioni i Breshkës, këtë ende s’e kam kuptuar, por fundja ç’rëndësi ka?!
Pozicioni i Zogut
Pozicioni më klasik. Ajo mbështetet në shpinën tënde ndërsa ti ulesh mes këmbëve të saj. Me dy duart i ngre këmbët në lartësinë e mesit tënd. Dhe që të mos thuash nesër: “Ç’MË GJET TË ZIUN, VDIQA NGA MESI?!”, preki këmbët e saj në të tuat, ndërsa i mban gjunjët të palosur.
Pozicioni i Harkut
Pas një dite të lodhshme pune, ky pozicion do t’ju shplodh më së miri. Kusht paraprak: Nevojiten shumë jastëkë. Partnerja shtrihet mbi disa jastëkë për të mbështetur shpinën sa më mirë, ndërsa ti rrëmben kofshët e saj dhe i hedh krahëve të tu për të lehtësuar “objektivin” e shumëkërkuar./AlbStroka.com/
© AlbStroka.com