You Are Here: Home » Mjekësi » MËSO BRENDA 5 MINUTAVE NËSE KE AIDS!

MËSO BRENDA 5 MINUTAVE NËSE KE AIDS!

Nga Lorena Stroka

Keni kohë që dyshoni për një infektim të mundshëm, por nuk guxoni të kaloni pragun e qendrave diagnostikuese nga frika e diskriminimit që mund të pasojë? Tashmë, kjo gjë nuk duhet t’ju shqetësojë më, pasi falë një testi të shpejtë dhe praktik, ju jepet mundësia të mësoni brenda 5 minutave nëse jeni apo jo mbartës të HIV-it.

Një nga përparësitë e këtij testi është kurimi në kohë i të prekurve si dhe ulja e rrezikut të transmetimit të virusit. Ekzaminimi mund të kryhet fare lehtë në mjediset e shtëpisë tuaj, përmes një sasie të vogël jargësh.

Brazili është vendi i parë në botë që ka krijuar kurë parandaluese për AIDS-in në sistemin e shëndetit publik. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë të Brazilit, vetëm 150.000 persona me AIDS nga 700.000 gjithsej, janë infektuar pa e ditur./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top