You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË ZMADHONI DHE FORCONI GJINJTË NË MËNYRË NATYRALE (EKSKLUZIVE)

SI TË ZMADHONI DHE FORCONI GJINJTË NË MËNYRË NATYRALE (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Fakti që bukuria e gjirit është kalimtare, gjithmonë problematizon femrat e të gjitha moshave. Qysh në lashtësi, ato kishin sekretet e veta për mirëmbajtjen e formës, rrumbullakësisë dhe fortësisë së tij. Këshilla që i përcillnin nga brezi në brez. Më poshtë, po ju përmend në mënyrë të analizuar disa prej tyre, që në qoftë se i ndiqni përpikmërisht, do të mbeteni shumë të kënaqura nga rezultatet.

Gjiri është një gjendër që ndikohet dhe tjetërsohet nga ndryshimet në peshë, çrregullimet hormonale dhe shtatzënia. Stërvitja, hidratimi i shpeshtë, zgjedhja e duhur e reçipetave dhe masazhi i lehtë përmes vajrave esencialë, ndihmojnë në uljen e lirimit dhe parandalimin e krijimit të rrudhave (çarjeve). JA ÇFARË TË BËNI PËR TË PASUR GJINJ SA MË TË MIRË.

Si të trajtoni rrudhat e gjirit

Bëni masazh me vaj (achillea), i cili ka veti rigjeneruese dhe ndihmon në parandalimin e shfaqjes së vijëzave. Gjatë periudhës së shtatzënisë vajrat esencialë duhen shmangur.

Si të zvogëloni gjinjtë

Në qoftë se keni gjinj të mëdhenj dhe nuk ju pëlqejnë, një mënyrë e mirë për t’i zvogëluar është përdorimi i trumzës, rozmarinës dhe dushkut. Në 1 litër ujë zieni disa degëza nga bimët e mësipërme. Në vazhdim qullni dy kompresa në të dhe vendosini në sipërfaqen e gjinjve (për 1 natë të tërë). Gjithashtu, për rezultate sa më të mira mund të pini 1 filxhan çaji lëng trumze dhe rozmarine në ditë.

Si të zmadhoni gjinjtë

Doni të keni gjinj të mëdhenj dhe të mrekullueshëm? Zgjidhja është shumë e thjeshtë, përdorni lule sherbeli, me lëngun e saj masazhoni gjinjtë tuaj. Shumë shpejt do të shikoni rezultate pozitive, pasi siç është e njohur, sherbeli ndihmon në zhvillimin e gjendrave të gjirit. Po të doni, mund ta pini dhe si çaj, 1 filxhan në ditë (do të ketë po të njëjtat efekte).

Si të forconi gjinjtë

Në 1 litër ujë shtoni një grusht lule livandoje, hithëre dhe kamomili, lereni të ziejë rreth 15-20 minuta. Pastaj qullni në të dy fasha/kompresa dhe aplikojini në gjinj (tërë natën). Të nesërmen, bëni masazh me vaj bajameje dhe ca pika vaj livandoje e kamomili. Gjithashtu, një metodë tjetër shumë e mirë është dhe aplikimi i mollës së paqëruar. Merrni një mollë të plotë, lajeni dhe grijeni hollë, pastaj vendoseni në të gjithë sipërfaqen e gjinjve. Në qoftë se e përdorni përditë, shumë shpejt gjinjtë tuaj do të bëhen të fortë./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top