You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » FUND RRUDHAVE ME VAJ JOJOBA (RECETË EKSKLUZIVE – NEW)

FUND RRUDHAVE ME VAJ JOJOBA (RECETË EKSKLUZIVE – NEW)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Në një nga shkrimet e mëparshme ju kam folur për vajin Jojoba, por pa ju dhënë ndonjë recetë specifike. Sot, më saktë para 1 ore, përgatita një vaj antirrudhë me përbërës kryesor vajin jojoba. Mirëpo, për shkak të kohës së kufizuar nuk arrita të fotografoja të gjithë procesin. Ju siguroj që ditëve në vijim do t’ju postoj fotot e premtuara (stay tuned).

Bima jojoba rritet në shkretëtirat e Meksikës dhe rajonet jugore të SHBA. Përdoret për rikthimin e shëndetit të flokëve. Ndihmon në heqjen e zbokthit. Përmban vlera ushqyese që rregullojnë funksionet e lëkurës. Vaji jojoba është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës dhe flokëve. Zhdukë rrudhat e holla dhe të thella, si dhe mbyllë akoma dhe plagët e puçrrave.

Për VAJIN ANTIRRUDHË do të nevojiteni:

2 lugë (çaji) vaj jojoba

1 lugë (çaji) vaj evening primrose

1/2 lugë (çaji) vaj karote

1 lugë (çaji) vitaminë E

3 pika vaj esencial kamomili

2 pika vaj esencial vaj palmarosa

Përgatitja:

Në një shishe pej qelqi shtoni të gjithë përbërësit e mësipëm. Në vazhdim, përziejini mirë dhe me ndihmën e një pikatoreje aplikoni (2 pika) përreth syve, me lëvizje rrethore. Përdoreni çdo mbremje, para se të flini (kujdes – nuk duhet të jeni të grimuara)./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top