You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » TË QUAJTA MBRETËRESHË – PABLO NERUDA

TË QUAJTA MBRETËRESHË – PABLO NERUDA

Përktheu: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Pablo Neruda

Të quajta mbretëreshë.

Ka më të gjata se ty, më të gjata.

Ka më të çiltra se ty, më të çiltra.

Ka më të bukura se ty, më të bukura.

Por ti je mbretëresha,

rrugës kur ecën kurrkush s’të njeh.

Kurorën tënde të kristaltë askush s’e vë re.

Askush nuk shikon qilimin me ar të kuq që shkel kur kalon, qilimin që mungon.

Dhe kur dukesh

jehonë bëjnë gjithë lumenjtë,

në trupin tim bien këmbanat e qiellit.

Dhe një himn pushton botën…

Vetëm ti dhe unë,

e dashur, vetëm ti dhe unë e dëgjojmë./AlbStroka.com/

 © AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top