You Are Here: Home » Gnomonologji » Është e trishtueshme kur dikush që njeh bëhet dikush që njihje… E vërteta nuk ka asnjë vlerë praktike për njerëzit. Është çështje matematikanësh dhe filozofësh. Në marrëdhëniet njerëzore, mirësia dhe gënjeshtrat vlejnë sa njëmijë të vërteta. Ai që ka humbur marrëdhëniet me veten, nuk mund të ketë marrëdhënie as me të tjerët… Mënyra më e mirë për të shitur veten tek të tjerët është të shesësh fillimisht të tjerët te vetja jote…

Është e trishtueshme kur dikush që njeh bëhet dikush që njihje… E vërteta nuk ka asnjë vlerë praktike për njerëzit. Është çështje matematikanësh dhe filozofësh. Në marrëdhëniet njerëzore, mirësia dhe gënjeshtrat vlejnë sa njëmijë të vërteta. Ai që ka humbur marrëdhëniet me veten, nuk mund të ketë marrëdhënie as me të tjerët… Mënyra më e mirë për të shitur veten tek të tjerët është të shesësh fillimisht të tjerët te vetja jote…

Përktheu: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

  • T’i duash të gjithë. Të besosh disa. Të mos dëmtosh asnjë.
  • Është e trishtueshme kur dikush që njeh bëhet dikush që njihje.
  • E qeshura është afërsia më e madhe mes dy njerëzve.
  • Të marrësh parasysh ato që të tjerët mendojnë për ty, jo ato që thonë.
  • Mos më prek. Mos më pyet. Mos më fol. Qëndro me mua.
  • Duaje fqinjin si veten, por mos e rrëzo gardhin.
  • Nuk kam armiq, veç miq që nuk më duan.
  • E vërteta nuk ka asnjë vlerë praktike për njerëzit. Është çështje matematikanësh dhe filozofësh. Në marrëdhëniet njerëzore, mirësia dhe gënjeshtrat vlejnë sa njëmijë të vërteta.
  • Ai që ka humbur marrëdhëniet me veten, nuk mund të ketë marrëdhënie as me të tjerët.
  • Qëllimi i ekzistencës tonë është të pajtojmë idenë e mirë që kemi për veten me mendimet neveritëse të të tjerëve për ne.
  • Mënyra më e mirë për të shitur veten tek të tjerët është të shesësh fillimisht të tjerët te vetja jote./AlbStroka.com/

 © AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top