10 arsye për t’i thënë JO një mashkulli (sipas meje)
1. JO, i themi mashkullit jashtëzakonisht AMBICIOZ. Njerëz të tillë rrallëherë dashurojnë vërtet, para karrierës nuk llogarisin as nënat e tyre, lidhjet personale i përdorin më shumë për interes.
2. JO, i themi mashkullit të NGJITUR, atij që s’të lë rehat, të ngacmon në çdo kohë, vend e pavend.
3. JO, i themi mashkullit NARCIST, që s’del nga pragu i derës pa kombinuar gjithçka vesh, (më shumë rri para pasqyrës ai, se sa femra).
4. JO, i themi mashkullit që e kalon tërë ditën në kuzhinë duke larë e shpëlarë enët.
5. JO, i themi mashkullit të PAGUXIMSHËM. Femra ka nevojë të ketë përkrah saj një mashkull të vendosur, jo të ndrydhur.
6. JO, i themi mashkullit MBURRAVEC, që mendon se i di të gjitha dhe s’të lë rradhë të flasësh.
7. JO, i themi mashkullit që për gjithçka thotë PO, kjo tregon se ka gjykim të dobët dhe nuk ka personalitet të fortë.
8. JO, i themi mashkullit që thotë gënjeshtra të ekzagjeruara (për profesionin, anën financiare). Të gjithë gënjejnë, por, me masë ama.
9. JO, i themi mashkullit QESHARAK. I tillë është ai që të bardhën e të zezën i sheh njëlloj, vuan nga mungesa e seriozitetit.
10. JO, i themi mashkullit HARBUT. Mirësjellja është shenjë fisnikërie.
11. PO, i themi mashkullit që nuk gëzon asnjë nga “cilësitë” e mësipërme./AlbStroka.com/
© AlbStroka.com