You Are Here: Home » Gnomonologji » MOS TALL ASNJË SJELLJE SEPSE FATI ËSHTË I PËRBASHKËT DHE E ARDHMJA E PANJOHUR… FATI ËSHTË SI XHAMI, NJËRIN ÇAST NDRIN, TJETRIN THËRMOHET… FATI DHE KARAKTERI JANË EMËRTIME TË NDRYSHME TË SË NJËJTËS GJË… FATI: PRETEKSTI I KEQBËRËSIT PËR KRIMET E TIJ DHE JUSTIFIKIMI I BUDALLAIT PËR DËSHTIMIN…

MOS TALL ASNJË SJELLJE SEPSE FATI ËSHTË I PËRBASHKËT DHE E ARDHMJA E PANJOHUR… FATI ËSHTË SI XHAMI, NJËRIN ÇAST NDRIN, TJETRIN THËRMOHET… FATI DHE KARAKTERI JANË EMËRTIME TË NDRYSHME TË SË NJËJTËS GJË… FATI: PRETEKSTI I KEQBËRËSIT PËR KRIMET E TIJ DHE JUSTIFIKIMI I BUDALLAIT PËR DËSHTIMIN…

Përktheu: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

  • Mos tall asnjë sjellje sepse fati është i përbashkët dhe e ardhmja e panjohur.
  • Fati është si xhami, njërin çast ndrin, tjetrin thërmohet.
  • Shpesh herë njeriu ndesh fatin e tij në rrugën që zgjodhi për ta shmangur.
  • Fati të troket në derë veç një herë, ndërsa fatkeqësia disa herë.
  • Fati të kapë prej flokësh, ndërkohë që ai vetë është tullac.
  • Fati dhe karakteri janë emërtime të ndryshme të së njëjtës gjë.
  • Fati: Preteksti i keqbërësit për krimet e tij dhe justifikimi i budallait për dështimin.
  • Pesë të mëposhtmet: jetëgjatësia, lloji i punës, pasuria, të mësuarit dhe koha e vdekjes përcaktohen gjatë kohës kur njeriu është në barkun e nënës së vet.
  • Sa më i ndershëm je, aq fat më të keq ke/AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top