KAMASUTRA: “NË QOFTË SE BURRI NUK I OFRON KËNAQËSI GRUAS, AJO DUHET TA KËRKOJË TJETËRKUND”
© Lorena Stroka
Kush ka patur mundësinë të shfletojë librin e Kama Sutra-s me siguri është përballur me dhjetra pozicione të ndërlikuara që vështirë se mund të praktikohen nga njerëz të zakonshëm.
Mesazhi themelor i autorit për një martesë të suksesshme është që çifti të jetë njohës i përsosur i artit të kënaqësisë fizike dhe psikologjike.
Qëllimi i madh i Kama Sutra-s ishte perceptimi i pozitës së gruas. Kur në shek. III, femrat në Europë konsideroheshin “qenie inferiore”, teksti Indian i paraqiste të barabarta me meshkujt, madje citonte se në rast se burri nuk i ofronte kënaqësinë e dëshiruar në seks, ajo ishte e lirë ta kërkonte tjetërkund.
Teksti ishte shkruar në formë Sanskrite. Ishte kaq i vështirë në të kuptuar, sa me kalimin e kohës thuajse u harrua. U ruajt vetëm një formë bashkëkohore e tij, që qarkulloi në shek. XV me titull “Ananga-Ranga”.
Në variantin bashkëkohor ishin bërë modifikime (korrigjime), me qëllim që të përputheshin me shoqërinë konservatore të shek. XV. Sidomos, në ato pjesë ku përmendej liria dhe pushteti i gruas, ishin shënuar ndryshime të konsiderueshme, akoma dhe eleminime totale.
Në fakt, teksti i lashtë Indian kishte rëndësi më të madhe sa sa një udhëzues i thjeshtë seksi.
Legjenda thotë se tekstet e Kama Sutra-s kishin prejardhje hyjnore. Nadi, demi i shenjtë që mbronte Zotin Shiva, kishte parë Zotin tek bënte dashuri me të shoqen, Parvati. Skena e frymëzoi demin e shenjtë që t’u jepte njerëzve të thjeshtë udhëzime për një jetë sa më të lumtur.
Dituria e Demit përhapej goja-gojës për shekuj me rradhë, deri në shek. III e.r.,. Atëherë, Vatsyayana përmblodhi gjithë urtësinë e gjetur popullore dhe shkroi Kama Sutra-n.
Kama Sutra në botën Perëndimore
Njeriu që solli diturinë e Indisë së lashtë në botën Perëndimore ishte anglezi Richard Burton. Ishte po i njëjti që përktheu për herë të parë librin “Njëmijë e një net”. Në vitin 1870, Burton në bashkëpunikm me ekipin e tij vendosën të përkthenin në anglisht librin “Ananga-Ranga”, kur vërejtën disa rreshta që i referoheshin Vatsyayana.
Menjëherë, pas kësaj, nisën kërkimet që i çuan në gjurmët e Kama Sutra-s. Mirëpo ngaqë libri nuk u gjet i plotë, u detyruan të kërkonin thuajse në të gjitha bibliotekat e Indisë për informacione shtesë. Kama Sutra u botua në Angli, në vitin 1883. Siç pritej, libri tronditi gjithë shoqërinë vendase për shkak të përmbajtjes që kishte. Për shumë kohë qarkullonte në mënyrë “pirate” si pornografi e paligjshme./AlbStroka.com/Opinioni publik filloi të zbutej vetëm pas botimit të librit “Lady Chatterley’s Lover”.
© AlbStroka.com