You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKË E NGROHTË PËR FLOKË TË THATA (EKSKLUZIVE)

MASKË E NGROHTË PËR FLOKË TË THATA (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

A e dini që flokët e thata e të pahidratuara i thithin vajrat si sfungjer? Kjo ndodh sepse kanë veti ripërtëritëse, gjallëruese dhe mbi të gjitha hidratuese.

Sot, dua të ndaj me ju recetën e një maske të ngrohtë që lufton më së miri dehidratimin e fijeve të flokëve. Personalisht, e aplikoj 1 herë në javë. Rezultatet flasin vetë…

Përbërësit që do të nevojiteni për maskën:

2 lugë gjelle vaj kastori

2 lugë gjelle vaj ulliri

2 lugë gjelle vaj jojoba (super vaj edhe për eleminimin e rrudhave të syve)

1 lugë gjelle glicerinë

5-6 pika vitaminë E

Përgatitja:

Në një tas përzieni të gjithë përbërësit e mësipërm. Në vazhdim, aplikoni masën e krijuar në flokë, kryesisht në rrënjë. Mbështilleni flokun me membranë plastike dhe me ndihmën e një tharëseje flokësh ngrohini për rreth 10-15 minuta. Në fund, hiqni membranën, mbështillini flokët me një peshqir për ruajtjen e temperaturës dhe qëndroni kështu tërë natën, në mëngjes lahuni normalisht.

Sekrete shtesë:

Përbërësit e mësipërm mund t’i gjeni në dyqane që shesin produkte organike ose në farmaci të përzgjedhura.

Vaji i pastër i kastorit është mjaft i trashë, prandaj në qoftë se vështirësoheni në hapjen e përzierjes, shtoni pak vaj ulliri për ta holluar.

Dozat e mësipërme janë për flokë me gjatësi mesatare, në qoftë se keni flokë të gjata si unë, dyfishoni sasinë e përbërësve./AlbStroka/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top