You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » KUKULLA PREJ KRIPE

KUKULLA PREJ KRIPE

Përktheu: Lorena Stroka, Master of Arts in Specialised Translation

Një ditë prej ditësh, një nxënës pyeti Nastradinin:

– “Më thuaj mësues. Si do ta përshkruaje punën e një kërkuesi të së Vërtetës?”

Pasi e vështroi i heshtur nxënësin e vet, Nastradini buzëqeshi me dinakëri duke i thënë:

– “Si historinë e kukullës prej kripe”.

– “Domethënë?”, pyeti nxënësi i zhgënjyer, duke menduar se mësuesi po e tallte.

– “Dëgjo”, i tha Nastradini, “Jo me vesh, por me zemër”.

………………………………………………………..                        …………………………………………………

Një kukull prej kripe, duke kërkuar të mësonte se çfarë ishte në të vërtetë, udhëtoi mijëra kilometra, derisa shkoi dhe ndaloi anës detit. U mahnitë nga masa e lëngshme që nuk ngjante me asgjë nga ato që kishte parë deri atëherë dhe nuk e dinte si quhej.

– “Çfarë je ti?”, pyeti kukulla prej kripe Detin.

– “Eja brenda dhe shikoje vetë”, u përgjigj Deti me një buzëqeshje gjithë mirësi dhe dashuri.

Kështu, kukulla prej kripe iu drejtua detit, duke pluskuar nëpër ujëra…

Sa më thellë fundosej, aq më shumë tretej, derisa në fund prej saj mbeti veç një copëz e vogël. Para se të shkrinte dhe pjesa e fundit dhe të bëhej një me detin, kukulla prej kripe bërtiti me adhurim, e dehur nga një gëzim i çuditshëm dhe i paparë:

– “Tani e di se çfarë jam!”/AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top