You Are Here: Home » Kuriozitete » Cila gjallesë nxjerr penis të ri pas çdo kontakti seksual?

Cila gjallesë nxjerr penis të ri pas çdo kontakti seksual?

Nga Lorena Stroka

Kush tha që shkencëtarët nuk habiten me ato që zbulojnë? Kohët e fundit shkenca është përballur me një gjallesë që nxjerr penis të ri sa herë që kryen marrëdhënie seksuale me femrën. Madje, organi i ri shfaqet gjithnjë e më i madh…

Gjallesa në fjalë është një lloj kërmilli, chromodoris reticulata, që humbet penisin e vet pa dhembje dhe që në vazhdim rilind një tjetër, më të madh… Shkencëtarët nënvizojnë se chromodoris reticulata, është e vetmja gjallesë që mund të kryejë marrdhënie seksuale në mënyrë të përsëritur, dhe të “flakë” tej penisin e vjetër e të përdorur.

Ky lloj kërmilli jeton në Oqeanin Paqësor… Shkencëtarët që u morën me këtë studim disi të pazakontë dhe që e botuan në Royal Society’s journal Biology Letters, theksuan se kërmijtë në fjalë përveç penisit të ndryshueshëm kanë dhe një jetë tepër të veçantë erotike, mendohet se janë hermafroditë, domethënë kanë dy organe gjenitale (femërore dhe mashkullore) të cilat mund t’i përdorin në të njëjtën kohë.

Profesori Bernard Picton, studiues i gjallesave jovertebrore detare në Muzeun Kombëtar të Irlandës, shpjegoi: Penisi i tyre gjendet në pjesën e djathtë të trupit, kështu kur dy kërmijtë kryejnë raport seksual, njëri prek anën e djathtë të tjetrit. Penisi i njërës gjallesë i përshtatet hapjes femërore të tjetrës, dhe anasjelltas. Në fund, të dyja gjallesat japin dhe marrin spermën që do t’i fekondojë.

Misteri u zgjidh kur shkencëtarët vendosën të kryenin anatomi në një prej kërmijve. Atje, u zbulua se penisi gjendet në formë spirale brenda barkut të tyre, dhe se kur bie pjesa e brendshme ai çmbështillet dhe e zëvendëson./AlbStroka.com/

Pas çdo kontakti, penisët binin, dhe rilindnin të rinj. Shkencëtarët numëruan 31 kontakte seksi rradhazi. Çdo marrëdhënie zgjaste disa sekonda dhe kur largoheshin prej andej, vendi ishte i mbushur me penisa të padobishëm. Studiuesit vërejtën gjithashtu se në mënyrë që të sigurojnë gjenet e domosdoshme, penisi i tyre është në gjendje të marrë spermën e një tjetri dhe ta vendosë në të tijën./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top