You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » BISEDË ME… TY (SHUMË INTERESANTE)

BISEDË ME… TY (SHUMË INTERESANTE)

Përktheu: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Ëndërrova sikur intervistova Zotin…
“Do, pra, të të jap intervistë?” pyeti Zoti.
“Në qoftë se keni kohë”, u përgjigja.
Zoti buzëqeshi: “Kam një ditë dhe një përjetësi”.
“Çfarë do të më pyesësh?”
“Çfarë është ajo që të habit më shumë te njerëzit?”

Dhe Zoti u përgjigj:

“Ankthi për të ardhmen dhe harresa e të tashmes, sepse kështu nuk jetojnë as të ardhmen dhe as të tashmen. Jetojnë sikur nuk do të vdesin kurrë, dhe vdesin sikur s’kanë jetuar fare. Nxitohen të rriten para kohe. Duan të rriten shpejt dhe pastaj luten të bëhen përsëri fëmijë.
Sëmuren duke u munduar të bëjnë para dhe pastaj i humbin për t’u bërë mirë”.
 

Zoti mori dorën time në të tijën, qëndruam pak të heshtur dhe pastaj e pyeta: “Si prind, cilat mësime jete do donit t’u jepnit fëmijëve tuaj?”

I buzëqeshur tha: “Të mësojnë të mos i imponojnë të tjerët t’i duan. Thjesht ta meritojnë dashurinë e të tjerëve. Të mësojnë se në jetë rëndësi nuk kanë gjërat, por njerëzit.

Të mësojnë se nuk ia vlen ta krahasojnë veten me të tjerët.
Të mësojnë se i pasur nuk është ai që ka më shumë, por ai që nevojitet më pak.
Të mësojnë se brenda disa çasteve mund të hapin plagë që ndonjëherë nevojiten vite të tëra për t’i shëruar.
Të mësojnë faljen duke falur.
Të mësojnë se ka njerëz që i duan vërtet, por që nuk dinë si t’i shprehin ndjenjat e tyre.
Të mësojnë se me para mund të blejnë gjithçka, përveç lumturisë.
Të mësojnë se dy njerëz pavarësisht se vështrojnë të njëjtën gjë, shikojnë gjëra të ndryshme.
Të mësojnë se nuk mjafton të të falin gjithmonë të tjerët, duhet të falësh dhe ti vetveten.
Dhe të mësojnë se për fëmijët e mi do të jem gjithmonë këtu”./AlbStroka.com/
 

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top