You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SEKRETE TRADICIONALE BUKURIE (FYTYRË, TRUP, FLOKË)

SEKRETE TRADICIONALE BUKURIE (FYTYRË, TRUP, FLOKË)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

A jeni vetëpyetur ndonjëherë se çfarë bëjnë disa femra për të pasur fytyrë, trup dhe flokë të mrekullueshëm? “Ndërhyrje pastike”, do më thoni! Gaboheni, jo gjithçka e bukur është rezultat operacionesh. Ka plot femra të bukura, që s’i ka prekur kurrë bisturia. Thjesht, e kanë mbajtur veten qysh herët, duke treguar kujdes në ushqyerje dhe kujdesjen e lëkurës. Jam 100% e bindur se çdo femër që do të jetë mahnitëse dhe rinore, mund t’ia dalë, mjafton të dojë.  Në qoftë se ajo përton të lajë fytyrën e saj dhe konsumon 1 picë të tërë këmbëkryq para televizorit, nuk ia ka fajin njeri, pa sakrifica nuk arrihet asgjë, apo nuk është kështu?!

Për sa i përket temës së sotme, kam përshtypjen se do t’ju pëlqejë shumë. Si thoni, a jeni gati t’i hidhni një sy listës së mëposhtme me sekrete tradicionale bukurie nga disa vende të botës?

Indi: Gratë Indiane kanë flokë të gjata e të shëndetshme dhe sekreti i tyre është vaji organik i arrës së kokosit. E përdorin si leave in conditiner ose si maskë për lëkurën e kokës (skalpin) ose flokët. Gjithashtu, një tjetër sekret i tyre është dhe turmeric për luftimin e akneve. Tumeric ka veti anti-inflamatore, antiseptike, antioksidante si dhe veti analgjezike.

Maroko: Vaji maroken argan vitet e fundit është bërë shumë i njohur. Ky vaj mahnitës është i pasur me vitaminë E, acid linoleik dhe shumë elementë të tjerë të dobishëm. Ndihmon në forcimin e lëkurës, eliminimin gradual të rrudhave të para, si dhe në zhdukjen e shenjave të mbetura nga aknet. Një tjetër element tradicional është Rhassoul – një baltë ngjyrë kafe – që përdoret për pastrimin e thellë të lëkurës. Balta specifike është e vaçantë, falë niveleve jashtëzakonisht të larta të silicit, kaliumit dhe kalciumit që ushqejnë dhe ripëtërijnë lëkurën.

Tahiti: Sipas traditës së vjetër vendase, gratë Tahitiane përdorin vajin çudibërës monoi për kurimin e fytyrës, trupit dhe flokëve. Ky vaj përbëhet nga një përzierje vajrash (nga lule të ndryshme vendase).

Egjipt: Banjot e Kleopatrës me qumësht kanë bërë histori. Tradicionalisht, Egjiptianet bënin banjo me qumësht dhie ose deveje dhe mjaltë. Acidi laktik ofron pastrim në thellësi, ndërsa vitaminat A dhe D ushqejnë dhe zbutin lëkurën.

Meksikë: Majat dhe Aztekët e kthenin kakaon në çokollatë dhe shijonin të gjitha të mirat e saj (veprimin hidratues dhe zbutës). Tradicionalisht, përzienin çokollatën me speca djegëse, dhe pinin lëngun e krijuar për të marrë sa më shumë energji.

Afrikë Perëndimore: Përbërësi tradicional për kujdesjen e lëkurës është shea butter (ngjan si gjalpë), yndyrë nga fruti i pemës shea. Dhe ngaqë kjo lloj yndyre përthithet lehtë nga lëkura, zakonisht përdoret për hidratimin e saj si dhe për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme./AlbStroka.com/

Një ditë të këndshme për të gjithë ju…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top