You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » TË PUTH ËMBËLSISHT… NATËN E MIRË!

TË PUTH ËMBËLSISHT… NATËN E MIRË!

Përktheu: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Ishte një nga ato ditët që diçka të kthente në të kaluarën. Në ato ditët gri, disa dimra më parë. Besonte se gjithçka tashmë kishte mbaruar. Por erdhi përsëri për të të lëvizur vendit, për të të frikësuar, për të të thënë se nuk të harroi dhe se është akoma këtu.

Në fillim ia doli të luante symbyllurazi me të. Ishte e lehtë, thoje se do fitoje. Në atë çast kritik përdore çdo “armë” të mundshme. Njerëz, aftësi, shkathtësi… Por nuk ia dole… Të mundi përsëri, fitorja e saj nuk do të zgjaste shumë… E dije…

E di që tani je e fortë…

Dhe se humbja është thjesht një humbje, një garë me demonët e tu, një arsye për të fluturuar akoma më lart këtë herë.

Të vështroj dhe më bëhet zemra mal që ia dole përsëri. Sa të dua! Sa e qetë ndihem kur të shikoj tek ngrihesh, tek përqafon krahët e lënduar. Po janë krahët e tu. Puthi, përkëdheli dhe përgatitu për një fluturim më të lartë këtë herë.

Dhe mos u bëj merak… do t’ia dalësh…

Do të jem gjithmonë këtu, duke të thënë mos ki frikë se mund t’ia dalësh./AlbStroka.com/

Të puth ëmbëlsisht… NATËN E MIRË…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top