You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » ERA E NËNTORIT… (IA VLEN TA LEXOSH)

ERA E NËNTORIT… (IA VLEN TA LEXOSH)

Përktheu: Lorena Stroka, Master of Arts in Specialised Translation

Tasos Leivaditis

Por tani u errë.

Le të mbyllim derën dhe perdet, sepse ka ardhur koha për të bërë hesapet. Çfarë bëmë në jetë? Cilët jemi ne? Pse ti dhe jo unë? Vajti kohë pa trokitur njeri në derë, postieri ka vite pa u dukur. Oh, sa letra dhe sa poezi mori era e nëntorit?!

Dhe në qoftë se e humba jetën time, e humba për gjëra të parëndësishme: një fjalë ose një çelës, një dje ose një sot. Netët e mia gjithmonë kanë aromë vjollce sepse kujtoj… Sa shokë u larguan pa lënë adresë?! Sa fjalë mbetën pa përgjigje?! Mendoj se muzika është trishtimi i atyre që nuk arritën të donin.

Derisa në fund mbetet veç një kujtim i mjegullt nga e shkuara (kur jetuam?). Çdo pranverë qaj se për pak do të ikim dhe nuk do të na kujtojë më njeri./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top