You Are Here: Home » Mjekësi » JA SI VAJI I ULLIRIT LUFTON DEPRESIONIN

JA SI VAJI I ULLIRIT LUFTON DEPRESIONIN

Nga Lorena Stroka

Sa më shumë ushqime të yndyrshme dhe të konservuara konsumojmë, aq më tepër rëndojmë shëndetin tonë mendor dhe shpirtëror, duke rrezikuar akoma dhe nga depresioni. Në të kundërt me këtë, ushqimet Mesdhetare dhe sidomos vaji i ullirit, është vërtetuar se kanë veti antidepresive.

Një ekip kërkuesish nga Universiteti i Navarras dhe Las Palmas, në ishujt Kanarie, përmes një studimi të botuar në revistën “PloS ONE”, gjeti se disa ushqime mesdhetare si vaji i ullirit që kanë shumë acide yndyrore omega-9, mund të zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes së depresionit.

Shkencëtarët studiuan 6 vjet rresht ushqyerjen, mënyrën e jetesës dhe gjendjen shëndetësore të 12. 000 vullnetarëve që në fillim të kërkimit nuk vuanin nga asnjë formë depresioni. Në fund të kërkimit, pra pas 6 vjetësh, 657 prej tyre shfaqën shenja depresioni. Ata që konsumonin ushqime nga jashtë dhe ëmbëlsira shfaqën rritje të konsiderueshme rreziku për depresion, në krahasim me të tjerët që nuk konsumonin yndyrna të tilla.

Pra, siç e ripërmenda dhe më sipër, sa më shumë yndyrna konsumojnë, aq më tepër përkeqësojmë shëndetin tonë mendor. Nga ana tjetër, yndyrnat e mira që i gjejmë tek peshqit dhe vajrat bimore, lidhen me rrezikun e reduktuar të zhvillimit të depresionit.

Studimi vë në dukje se në të gjithë botën rreth 150 milionë njerëz vuajnë nga simptomat e depresionit, ndërsa në disa vende të tilla si, SHBA dhe Europa Veriore (në të kundërt me vendet mesdhetare europiane), përqindja e konsumit të yndyrnave të pashëndetshme që gjenden tek gjalpi, mishi i kuq, ëmbëlsirat dhe ushqimet e shpejta është gjithnjë e në rritje./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top