You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » KREM ANTIRRUDHË PËR QAFË (RECETË EKSKLUZIVE)

KREM ANTIRRUDHË PËR QAFË (RECETË EKSKLUZIVE)

Nga Lorena Stroka

Përshëndetje të dashura ndjekëse të faqes…

Si fillim, dua t’ju kërkoj ndjesë për mungesën time disaditore. Një ftohje sezonale më kishte mbërthyer në shtrat… Megjithatë kaloi… tani jam përsëri këtu pranë jush me shkrime të reja dhe akoma më interesante.

Deri më tani, ju kam postuar vetëm receta për fytyrën, sot do flasim për një pjesë tjetër të trupit po aq të rëndësishme, për qafën.

Pothuajse të gjitha, dashur padashur, i japim më shumë përparësi fytyrës se sa qafës. Mendojmë se fytyra ka më shumë nevojë për përkujdesje, kur në të vërtet shenjat e plakjes janë më të dukshme në qafë se sa në fytyrë. Dhe për fat të keq këtë e kuptojmë vonë, tepër vonë…

Nuk mendoni se ka ardhur koha të bëjmë kthesë për të mirën tonë? Më poshtë po ju postoj për herë të parë recetën e një kremi fantastik (pa ekzagjerime) antirrudhë për qafën.

Përbërësit:

– Një grusht lule (të thara) calendula

– 20 ml vaj calendula

– 20 gr dyll blete

– 40 ml vaj bajame

– 2 lugë supe (10 ml) lëng limoni

– 1/2 lugë (3 ml) vaj esencial temjani

– 1/4 lugë (1 ml) vaj esencial limoni

– 1 enë matëse

– 1 tenxhere

– 1 lugë druri

– vazo qelqi me kapak

Përgatitja:

1. Fillimisht bëni një zierje bimore, domethënë vendosni lulet e thara të Calendula-s në një enë duke hedhur mbi të pak ujë të nxehtë. Në vazhdim lereni të ftohet. Pastaj ruajeni masën/përzierjen (kujdes, nuk duhet të kullojë ujë) në frigorifer.

2. Në tenxhere inoksi shkrini dyllin e bletës, shtoni calendula-n dhe vajin e bajames. Përziejini me një lugë druri, shtoni 2 lugë (30 ml) nga përzierja e mësipërme dhe lëngun e limonit avash-avash.

3. Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe trazojini përbërësit në të derisa të ftohen. Shtoni temjanin, vajrat esencialë të limonit dhe vazhdoni trazimin. Kremi është gati. Shpërndajeni nëpër vazo dhe lereni të ftohet. Mbyllni vazot fort dhe vendosini në vend të errët, ku nuk i zë drita.

4. Në darkë para se të shtriheni, bëni dush dhe aplikoni kremin në fytyrë dhe qafë, duke bërë lehtë masazh. Kremin e përdorim një ditë po një ditë jo. Kur të shihni veten në pasqyrë pas dy javësh do mrekulloheni./AlbStroka.com/Për çdo pyetje që mund të keni mos nguroni të më pyesni më poshtë.

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top