You Are Here: Home » Kuriozitete » Mistere » DEMONËT ME OREKSE TË SHFRENUARA SEKSUALE…

DEMONËT ME OREKSE TË SHFRENUARA SEKSUALE…

Nga Lorena Stroka

Megjithëse të gjithëve na ka rënë në vesh fjala… demonë, ata nuk janë gjithmonë të njëjtë, ose më saktë çdo popull i përkufizon ndryshe. I vetmi tipar i përbashkët i tyre është… frika që të krijojnë.

Sot, kam dëshirë t’ju flas për demonët e… gjumit që nganjëherë ngatërrohen me Duende-t e Spanjës, por dhe të ashtëquajturën Mora, shpirtin që perceptohet si një peshë mbi gjoks që të mban frymën dhe të mpin tërësisht.

Këta lloj demonësh shquhen për orekse të shfrenuara seksuale. Demonët (meshkuj) përpiqen të joshin femrat gjatë kohës që ato flenë, duke u zgjuar instikte të egra erotike. Diçka e ngjashme ndodh edhe me Sukubët, të cilët dhe pse janë më të rrallë (korrespondenca numerike e Inkubëve me Sukubët është 9 me 1) janë kaq veprimtarë sa nuk mund ta përfytyroni… Demonët (femra), nga ana tjetër, ndezin po me të njëjtën lehtësi meshkujt e padyshimtë për t’u vjedhur spermën e çmuar si dhe për të kënaqur orekset e sëmura seksuale.

Krijesat në fjalë kryejnë seks të shfrenuar me të njëjtët partnerë për disa netë rresht. Prania e tyre është e padukshme, gjithçka ndodh gjatë kohës që ata flenë. Të nesërmen, edhe pse mund të vërejnë shenja dhune në trup, si gërvishtje të lehta, ose njolla të zeza tek-tuk, viktimat nuk dyshojnë për asnjë formë keqtrajtimi seksual, pasi shumica kanë partnerë erotikë…

Pas Sukubëve flitet se fshihet mbretëresha e natës, Lilith. Emri i saj u përmend për herë të parë nga Sumerianët, të cilët e thërrisnin Ardat Lili dhe besonin se ishte shpirti i një gruaje të re që përgjegjësohet për përqafimin e makthshëm dhe mpirjen e trupit të viktimave që flenë./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top