You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » TË LË, POR NUK E LË…

TË LË, POR NUK E LË…

Përktheu: Lorena Stroka, Master of Arts in Specialised Translation

………………………..                             ……………………….                      ………………………………

Maro V

Zgjidhja e vetme është dashuria, shkruante ai poeti që studionte zgjuar lirinë e një ëndërre të pakuptimtë. Dashuria që nuk mundet nga asgjë. Dashuria që është e pamundur ta heqësh qafe nëse të ka mbizotëruar, e pamundur ta sundosh nëse të ka injoruar.

Nuk përzihet, nuk fitohet, nuk i largohesh dot nëse të ka zgjedhur. Të lë, por nuk e lë. Në torturën e shfrenimit, në pasigurinë e poshtërsisë, në agoninë e frymëmarrjes, i vetmi fitim është: Ëmbëlsia. Ajo pak ëmbëlsi që akoma dhe në vdekje e blejnë ata që mbajnë mend se dikur e shijuan. Për këtë të them e më thua…

I vetmi fitim: PRITJA. Pritja jetëdhënëse, që do të sjellë Bashkimin. Që tani nuk do të jem më vetëm. Brenda një nate dikush krejt i panjohur e i huaj mund të bëhet njeriu yt më i afërt./AlbStroka.com/

vijon…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top