You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » GJUHËSI » 2.500 gjuhë kërcënohen me zhdukje…

2.500 gjuhë kërcënohen me zhdukje…

Nga Lorena Stroka

Sipas Atlas of the World’s Languages in Danger, përafërsisht 2.500 gjuhë nga 6.000 gjithësej kërcënohen me zhdukje. Humbja e një gjuhe nënkupton në të njëjtën kohë zhdukjen e trashëgimisë kulturore, duke filluar nga rrëfimet përmes legjendave e deri te fjalët e urta dhe barcaletat.

Përfytyroni vetëm gjatë tre gjeneratave të kaluara “vdiqën” më shumë se 200 gjuhë. 4 vjet më parë, pra në vitin 2009 u zhduk gjuha e Alaskës Eyak, pasi vdiq dhe folësja e fundit e saj, Mari Smith Xhouns.

“Zonat me diversitetin më të madh glosik (gjuhësor), si Melanesia, Amerika e Jugut etj., janë mes atyre gjuhëve që rrezikojnë të zhduken. Por, edhe në Francë, 13 gjuhë (dialekte), kërcënohen me zhdukje, si gjuha bretone, normandike etj.”, përmendet ndër të tjera në Atlas./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top