You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » JA SI TË ZHDUKNI QUKAT

JA SI TË ZHDUKNI QUKAT

Nga Lorena Stroka

Hello my girls!

Oh, Qukat. Sa të bezdisshme që janë! Për fat të keq, më të shumtën e herëve i shohim te fytyrat më të bukura. Cirkat ngjyrë kafe zakonisht shfaqen përreth hundës, në kraharor si dhe në shpinë.

Jo të gjitha rastet janë njëlloj. Ka femra me quka tek-tuk, ka dhe të tjera që janë të mbushura shpuzë. Zakonisht, këto të fundit rrijnë tërë kohën të grimuara për t’i mbuluar sadopak. Mirëpo nuk kalohet jeta kështu, me krem e pudër në dorë. Ky është një proces i lodhshëm dhe mbi të gjitha sipërfaqësor, pasi problemi nuk eleminohet, thjesht maskohet.

Ndaj në qoftë se doni t’i jepni fund kësaj rutine torturuese dhe të mblidhni mendjen njëherë e mirë, do t’ju rekomandoja recetën e mëposhtme. Është mrekullibërëse (do ta vërtetoni dhe vetë), 100% natyrale dhe nuk shkakton asnjë lloj acarimi në lëkurë…

Për maskën do të nevojiteni:

1 limon (madhësi mesatare)

1 grusht rrush të tharë

Gjysmë filxhani mjaltë natyral (pa përzierje)

Shtydhni limonin në një gotë. Rrushin e tharë bëjeni pure dhe përziejeni bashkë  me mjaltin derisa të formohet një masë e trashë rrëshqitëse. Në vazhdim aplikojeni në lëkurë të pastër për rreth 30 minuta, pastaj shplahuni me ujë të vakët. Në fund, qullni një copë pambuk në lëngun e limonit dhe kalojeni në pjesët problematike për disa minuta.

Për efekte sa më të mira dhe të shpejta provojeni 2-3 herë në javë./AlbStroka.com/Limoni është luftuesi më i mirë i qukave, pasi ndihmon në zbardhjen e lëkurës.

 © www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top