You Are Here: Home » Mjekësi » CILAT SËMUNDJE QUHEN TË RRALLA DHE SA TË TILLA JANË ZBULUAR DERI MË SOT?

CILAT SËMUNDJE QUHEN TË RRALLA DHE SA TË TILLA JANË ZBULUAR DERI MË SOT?

Nga Lorena Stroka

Të ashtëquajturat “sëmundje të rralla”, janë sëmundjet që prekin një numër të caktuar njerëzish krahasimisht me popullatën e përgjithshme. Për shembull, në Europë, një sëmundje konsiderohet e rrallë kur prek 1 në 2000 njerëz. Ndodh që një sëmundje që është e rrallë në një zonë të jetë e zakonshme në një tjetër. Rasti i talasemisë (anemisë mesdhetare) në Mesdhe është mëse i njohur, pasi një pjesë e madhe e popullsisë vuan nga ajo, ndërsa në Europën Veriore konsiderohet sëmundje e rrallë, për arsye se numri i i vuajtësve atje është fare i ulët.

Vërtet, a jeni vetëpyetur ndonjëherë, për kuriozitet më shumë, se sa lloje sëmundjesh të rralla mund të ketë në botë?

Sëmundjet e rralla janë me mijëra, por vetëm 6000-7000 të tilla përshkruhen dhe përmenden në bibliografitë mjekësore. Numri i sëmundjeve të rralla varet nga saktësia e definicionit (përkufizimit) të asaj që quhet sëmundje. Deri tani, në fushën e mjekësisë, sëmundja përcaktohet si një ndryshim i gjendjes shëndetësore me simptoma të veçanta, të pavërejtura më parë. Të gjitha sëmundjet e rralla që janë zbuluar deri më sot, janë regjistruar dhe klasifikuar sipas llojeve në revistën Orphanet./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top