You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » A është i dëmshëm sapuni për lëkurën e fytyrës? Ja ç’sapun duhet përdorur…

A është i dëmshëm sapuni për lëkurën e fytyrës? Ja ç’sapun duhet përdorur…

Nga Lorena Stroka

Përshëndetje të dashura ndjekëse të albstroka.com!

Ditët e fundit nuk kam postuar asgjë relative me rubrikën tonë pasi kam qenë shumë e zënë me një përkthim tejet të vështirë mjekësor, që duhej dorëzuar brenda një afati të caktuar kohor (deadline). Tani që e hoqa barrën nga shpatullat, siç i themi ne andej nga anët e mia, jam qetësuar pak. Këto 15 ditë që do të jem e lirë (nga angazhimet e tjera, jo faqja) do ftoj shoqen time më të ngushtë (Fjorin), të cilën e dua si motër, dhe do dalim për kafe dhe shopping. Mendoj se pas një vere të ngjeshur (ngaqë unë punoj si freelance translator, nuk kam orare standarde, domethënë ka ditë që punoj 8 orë radhazi, ka dhe të tjera që punoj vetëm 2 orë, e meritoj të çlodhem pak, apo jo?).

Nejse, pa u zgjatur më tej, fundja, “ç’na duhet neve se ç’bën ti?”, do thoni me vete, do të kalojmë te tema e sotme: A është i dëmshëm sapuni për lëkurën e fytyrës?

E vërteta është se nënat na thonin: “Mos përdorni shumë sapun se do t’ju prishet fytyra”. Akoma më duket sikur dëgjoj zërin e mamit… Moooooooooooos, sa herë të kam thënë?! Mirëpo unë nuk e dëgjoja, dhe veproja sipas kokës sime… Dhe të them të drejtën (deri tani) nuk kam parë ndonjë të keqe nga përdorimi i tij. Personalisht, jam pro përdorimit të sapunit, por jo të çfarëdolloj sapuni, për më shumë se 7 vjet kam përdorur DOVE, ndonjëherë edhe jergens, basis, DHC, pure castile, gentle bar, clinique, ivory etj., etj.

Ndërsa tani përdor APIVITA NATURAL SOAP. Është një sapun me aromë kamomili (ka edhe me aromë ulliri ose mjalti) i përshtatshëm për lëkurat e ndjeshme, e pastron lëkurën mirë, pa lënë njolla të bardha (urdhje në gjuhën popullore) në të, dhe në të njëjtën kohë e zbut dhe hidraton. 98% e përbërësve të tij janë tërësisht natyralë… Pra, nuk ka kimikate të dëmshme si: Parabens, SLS, Propylene glycol, Phthalates, NM, PCM.

Blihet vetëm në farmaci të përzgjedhura, nuk ka ndonjë kosto kushedi të lartë, kushton vetëm 4.40 €.

Në mbyllje dua t’ju them që të përdorni sapun, por jo çdo lloj sapuni (vetëm nga ata me përbërës natyralë dhe që nuk shkaktojnë dëme lëkure).

P.S: Sa për ju që jeni të rezervuara me përdorimin e sapunit, mund ta zëvendësoni me aloe vera./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top