You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » O grua e urrejtshme, egoiste dhe plakushe e ndyrë… vdekësh më mirë

O grua e urrejtshme, egoiste dhe plakushe e ndyrë… vdekësh më mirë

Përktheu: Lorena Stroka, Master of Arts in Specialised Translation

K.G

Në vendlindjen time jetonte një grua me vajzën e saj, të cilat ecnin në gjendje gjumi.

Një natë, ndërsa heshtja përqafonte botën, e ëma dhe e bija, tek ecnin të fjetura, u takuan në kopështin e shtëpisë që ish mbuluar nga mjegulla e dendur.

E ëma tha: “Më në fund, më në fund, armikja ime. Ah, ti që më shkatërrove rininë, ti që ndreqe jetën tënde mbi mundimet e  mia. Po të kisha mundësi, do të të kisha vrarë”.

Dhe e bija tha: “O grua e urrejtshme, egoiste dhe plakushe e ndyrë që po më pengon lirinë. E do jetën time jehonë të jetës tënde të mjerë! Vdekësh më mirë…”

Atë çast këndoi gjeli dhe gratë u zgjuan. E ëma tha me ëmbëlsi: “Ti je shpirt i nënës?”, dhe vajza u përgjigj: Po, floriri im”./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top