CILI ËSHTË PLANETI MË I NGROHTË?
Pavarësisht se Venusi (Afërdita) ndodhet më larg Diellit krahasimisht me Mërkurin, temperatura e tij është më e madhe, duke e bërë kështu planetin më të ngrohtë të sistemit tonë diellor. Temperatura aty shkon deri në 465 gradë celsius, është e aq e lartë sa mund të shkrijë akoma dhe plumbin…
Kjo ndodh sepse retë e dendura të planetit “bllokojnë” ngrohjen e ardhur nga Dielli, dhe nuk e lejojnë të përhapet në Hapësirë.
Më 1 maj 1982, anija kozmike, Venera 13 u ul në Venus. Anija pa kthim mbijetoi vetëm dy orë dhe dërgoi 14 fotografi me ngjyra të sipërfaqes së planetit, para se të shkrinte tërësisht nga temperatura e lartë./AlbStroka.com/
© www.AlbStroka.com