You Are Here: Home » Gnomonologji » PËRGJIGJE FILOZOFIKE…

PËRGJIGJE FILOZOFIKE…

Përktheu: Lorena Stroka, Master of Arts in Specialised Translation

Dikur pyetën Aristotelin:

“Çfarë fitojnë ata që gënjejnë?

Filozofi u përgjigj:

“Mosbesim, thjesht nuk i beson më njeri akoma dhe kur thonë të vërtetën”.

Dikur Diogjeni thirri:

– “Ejani, mblidhuni këtu o njerëz”.

Dhe pasi u mblodhën shumë, nisi t’i përzinte me bastun në dorë duke u thënë:

– “Njerëz thirra, jo ndyrësira”.

Dikur pyetën Diogjenin:

– “Në ç’orë duhet të hajë njeriu?”

Dhe ai u përgjigj:

–  “I pasuri ha kur do, ndërsa i varfëri kur ka”.

Dikur pyetën filozofin Stilpo:

“A ka ndonjë gjë më të ftohtë se statuja?”

“Po, njeriu pa ndjenja”, tha ai./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top