You Are Here: Home » Të ndryshme » Aktivistja që la frymën e fundit nën rrotat e buldozës…

Aktivistja që la frymën e fundit nën rrotat e buldozës…

Nga Lorena Stroka

Aktivistja amerikane Rachel Corrie, lindi më 10 prill 1979 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rachel ishte vajza e fundit e një familjeje tipike Amerikane. Qysh në vegjëli ajo shprehte pakënaqësinë e saj për ligësinë dhe shëmtinë e botës.

Kishte vetëm një ëndërr: “donte që nga një poete endacake të bëhej gruaja e parë presidente…”

Ishte vetëm 23 vjeçe kur vendosi të ndërpriste studimet e saj për një vit dhe të shkonte në Rripin e Gazës, për të marrë pjesë në aktivitetet e organizuara të “Lëvizjes Ndërkombëtare të Solidaritetit” (pro-Palestinezëve), në Intifadën e dytë.

Atje, Rakela (Rachel) bashkë me aktivistët e tjerë funksiononin si mburojë njerëzore për të parandaluar shembjen e shtëpive të Palestinezëve nga buldozerët e ushtrisë Izraelite.

Qëndroi 50 ditë në Rripin e Gazës…

“Tani e di se kush kush do t’ia dijë… Pavarësisht se kur do vdes, qoftë në 11.15 të mëngjesit apo 97 vjeçe. E di, ai që do t’ia dijë për mua do të jem unë. Kjo është puna ime”, kishte shkruar në ditarin e saj…

Rachel Corrie u vra në Rripin e Gazës, më 16 mars 2003, kur drejtuesi i buldozës nuk ndaloi por kaloi me mjetin e tij mbi trupin e saj të njomë./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top