Gabimet e burrave
Nga Lorena Stroka
Shpesh herë burrat bejne gabime tragjike, aq sa më të shumtën e herëve i bëjnë të deshtojne. I kushtojne rendesi te vecante bukurise se tyre… Por nuk e dine se femrat nuk i terheqin burrat e bukur shume, perkundrazi zemren e tyre e fitojne burrat te cilet jane te sjellshem dhe zemermire. Shpesh, verejme se plot gra te bukura lidhen me burra jo te pashem…
Mundohen t’u prishin mendjen grave… E verteta eshte e dhimbshme… asnjë gruaje nuk i prishet mendja po nuk deshi vetë. Kur nje grua nuk interesohet, askush nuk mund t’i ndërrojë mendje…
Kerkojne te vertetojne burrerine e tyre… Nga deshira e madhe qe kane per te kenaqur nje grua me qellim qe t’i pranojne, nuk lene me metoda marramendese pa perdorur. Grate nuk i terheqin kurre sjellje te tilla, madje ne shumicen e rasteve ndjehen te bezdisshme, NEVRIKOSEN DHE REFUZOJNE.
Mundohen te “blejne” gruan… Vetëm me dhurata, darka nen driten e qirinjeve dhe buqeta lulesh… nuk del gje. Kështu tregohen të pafuqishëm, të pamjaftueshëm, të pameritueshëm dhe të paaftë për të fituar zemrën e dikujt. Pra, arma tyre e vetme është portofoli, derisa të boshohet dhe ai i uruari. Ndryshoni taktikë, jini vetvetja.
Shprehin shpejt ndjenjat e tyre… Burri nuk duhet të shprehet shpejt për ato që ndjen apo bën sikur ndjen. E kush femër mund të besojë dikë që i thotë se e ka dashuruar qysh në takimin e parë? Jini më të rezervuar!
Nuk arrijne te kuptojne se cdo te thote terheqje per gruan… Grate mendojnë ndryshe nga burrat, dhe kjo eshte dicka qe ata nuk arrijne ta kuptojne. Burrat sapo shohin nje grua te bukur dhe seksi, menjehere ndjejne nje deshire seksuale per te. Nuk ndodh e njejta gje me grate.
Konsiderojne faktore te rendesishem parate dhe bukurine… Gabim i shpeshte i meshkujve eshte qe nuk flirtojne me grate, per arsye se mendojne se te vetmit qe kane shprese t’i pranojne jane burrat me tipare modeli, te gjate, te stervitur, shpatullgjere dhe brune. Sigurisht, qe ndodh edhe kjo, por nuk do te thote se te gjitha grate qarkullojne me meter ne dore, dhe kontrollojne per burra portofolmbushur. Ajo c’ka luan rol paresor tek nje femer eshte personaliteti dhe serioziteti i burrit./AlbStroka.com/
© www.AlbStroka.com