You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » GJITHMONË DO TË JEM ME TY…

GJITHMONË DO TË JEM ME TY…

Përktheu: Lorena Stroka, Master of Arts in Specialised Translation

Mund të mos jem në gjendje të të shëroj zemrën që vuan… as të të fshij frikën që të mbështjellë,

por, mund të rri pranë teje, duke të mbajtur dorën si gjithëherë.

Do të të dëgjoj me kujdes kur të ndjesh nevojën për të më folur.

Do të fshij lotët…

Do ndaj shqetësimet me ty…

Do të ndihmoj të luftosh frikërat e tua…

Kurrë mos beso se je vetëm në këtë botë. Kur të ndjesh zhgënjim, vetëbesim të ulët, frikë, vetmi, ndalo. Ndalo dhe shiko përreth teje. Gjithmonë është dikush. Gjithmonë do të jetë dikush. Në qoftë se ti nuk shikon askënd, duhet të shikosh më thellë. Ndoshta ajo që kërkon, gjendet brenda teje. Kush e di në qoftë se e zbulon, nuk do të ndihesh kurrë më i vetmuar./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top