You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » MË PYETE SE SI U ÇMENDA? JA SI NDODHI…

MË PYETE SE SI U ÇMENDA? JA SI NDODHI…

Përktheu: Lorena Stroka, Master of Arts in Specialised Translation

K.G

Më pyete se si u çmenda.

Ja si ndodhi:

Një agim, kohë para se të lindinin zota të panumërt, u zgjova nga një makth dhe pashë se më kishin vjedhur të gjitha maskat – shtatë maskat që kisha krijuar dhe kisha veshur në shtatë jetë. Atëherë, u turrra i zbuluar rrugëve plot me njerëz duke bërtitur: “Hajdutë, hajdutë, hajdutë të mallkuar…”

Shumë burra e gra më përqeshën, ndërsa ca të tjerë ia mbathën nga frika në shtëpitë e tyre.

Kur mbërrita në treg një i ri mbi çati bërtiti: “Është i çmendur”. Ngrita kokën për ta parë. Atëherë, për herë të parë, dielli më puthi fytrën e zhveshur dhe shpirti m’u mbush me dashuri për diellin. Qysh nga ai çast nuk i doja më maskat e mia. Dhe i dalldisur bërtita: “Bekuar, bekuar qofshin ata që më vodhën maskat”.

Kështu u çmenda…

Dhe brenda çmendurisë time i gjeta të dyja: lirinë dhe sigurinë. Lirinë e vetmisë dhe sigurinë që më kuptojnë. Se ata që na kuptojnë diçka skllavërojnë brenda nesh. Por le të mos jem dhe kaq krenar për sigurinë time. Akoma dhe një hajdut kur është i burgosur, është i mbrojtur nga një hajdut tjetër./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top