You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » Çfarë duan gratë në seks

Çfarë duan gratë në seks

Nga Lorena Stroka

Nuk eshte thashethem, e vertetojne akoma dhe specialistet. Ne dashuri gruaja ka fjalen e pare. Ajo e zgjedh partnerin dhe vendos nese do të beje femije me ate apo jo. Mund ta beje pa vetedije, gjithsesi e ben. Ne te gjitha kulturat – kur kishte mundesine – gruaja verente, vleresonte dhe zgjidhte. Akoma dhe pa vetedije i analizon me kujdes karakteristikat e burrave qe i konsideron te paraqitshem dhe ne baze te tyre zgjedh, pranon ose refuzon nje burre.

Çfare e eksiton gruan?

Orgazma e gruas perben progres i koheve te fundit. Shkenca ka filluar te mirekuptoje ne thellesi sekretet e kenaqesise se gruas. Shume fiziologe mendojne se “kartografia” e sakte e organeve gjenitale te gruas perben dhe nje nder zbulimet me te rendesishme te anatomise qe nga shek i 17-te  e deri me me sot. Mjekesia për shekuj me rradhë injoronte madhesine dhe morfologjine e klitorit. Vetem para tre vjetesh u realizua zbulimi i cuditshem: klitori zgjatet rreth 10 cm ne brendesi te trupit. Sot ne Europe, Amerike dhe Australi, shkencetaret po studiojne intensivisht organet gjenitale te gruas, duke perdorur mjete te ndryshme bashkekohore teknologjike.

Gruaja në shekuj…

Ne baze te historise në shekuj, mendimet per seksualitetin e grave ndesheshin gjithmone. Here  i nenvleresonin dhe herë i mbivleresonin, kjo varej nga mendësia qe mbizoteronte ne ato kohera. Ne vitin 1608, grate kerkuan qe burrat pas perfundimit te luftes te ktheheshin ne shtepi, dhe te kryenin detyrat e tyre bashkeshortore. Ne vazhdim, mbizoteronte nje epoke seksofobike, ku cdo shfaqje e seksualitetit te gruas konsiderohej TABU. Gjate epokes Viktoriane, mjeket e refuzonin kategorisht ekzistencen e orgazmes se gruas ose e denonin si sjellje psikopatologjike./AlbStroka.com/

© Albstroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top