You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » Dialog erotik?

Dialog erotik?

Përktheu: Lorena Stroka, Master in Specialised Translation

Lili. L

– A mund të më duash?
– Mundem. Eja të duhemi.
– Mundesh? Sa shumë gëzohem për këtë, mirëpo ç’do të thotë “të duhemi?”
– Dëgjo, më e rëndësishmja është të mos nxitohesh të kuptosh. Së pari, “të duhemi” do të thotë të shihemi në sy.
 
Dhe kështu shiheshin në sy ditë-natë…
 
– Tani duhemi?
– Natyrisht që jo. Nuk është kaq e lehtë… “Të duhemi” do të thotë të ndërtojmë diçka bashkë.
      
Ndërtuan shumë gjëra bashkë dhe ishin shumë të lumtur…
 
– Sa bukur është të të dua. Tani a nuk duhemi?
– Jo, akoma. Sepse “të duhemi” do të thotë të kemi njëri-tjetrin./AlbStroka.com/
 
vijon… (bëhet fjalë për një histori të gjatë dhe shumë të këndshme, autorja e talentuar arrin të rreshtojë mjeshtërisht të gjitha ato gjëra që duhen bërë para se një çift të thotë DUHEMI). 

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top