You Are Here: Home » Kuriozitete » Tmerr, vrau gruan dhe publikoi foton e saj në facebook!

Tmerr, vrau gruan dhe publikoi foton e saj në facebook!

Nga Lorena Stroka

Tmerr ka krijuar në Florida të SHBA si dhe në të gjithë botën vrasja e një gruaje 26 vjeçare. Bashkëshorti i saj pasi e vrau kallëzoi krimin në facebook. Cinizmi i tij nuk ndaloi aty. Publikoi dhe një foto me trupin e pajetë dhe të përgjakur të saj.

Fotoja që Derek Medina ngarkoi në profilin e tij në facebook tregonte një grua të shtrirë në dysheme, sipër fotos shkruante RIP Jennifer Alfonso (U prehsh në paqe Xhenifer Alfonso). Në vazhdim, lajmëroi të gjithë miqtë virtualë për shkaqet që e çuan në kryerjen e krimit. Sipas kanalit televiziv WPLG të Floridas 5 orë më vonë statusi makabër u hoq nga profili./AlbStroka.com/

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top