You Are Here: Home » Mjekësi » Ja si do të jenë gratë në të ardhmen e afërt…

Ja si do të jenë gratë në të ardhmen e afërt…

lorena-stroka-wikipedia-gazetare-biografia-gazeta-albstrokaNga Lorena Stroka

A jeni vetëpyetur ndonjëherë se cilat do të jenë tiparet e jashtme të grave pas disa dekadave? Do të jenë si tani? Evoluimi i jetës tregon se ndoshta nuk do të kenë më të njëjtën paraqitje. Sikurse dhe sot, gratë janë krejt të ndryshme krahasuar me kohën kur u shfaqën për herë të parë në Tokë.

Në qoftë se ju pëlqejnë femrat e gjata dhe të holla, atëherë nxitohuni të bëni zgjedhjet tuaja, pasi lajmet nuk janë aspak të mira për ju. Ndërsa juve që ju pëlqejnë femrat e mbushura dhe pak të shkurtra, ia hodhët, fati është me ju. Të gjitha këto do të ndodhin pas disa dekadash, ndaj aktualisht bëni si të bëni me këto që keni të shëndosha, të dobëta, të shkurtra apo të gjata.

Sipas një studimi të botuar në revistën New Scientist, brenda vitit 2050 gratë do të ndryshojnë sa biologjikisht po aq dhe fizikisht.

Në vija të përgjithshme, gruaja në vitin 2050 krahasuar me të tanishmen do të jetë 2 deri në 5 cm më e shkurtër dhe 1 deri në 3 kg më e shëndoshë. Shkencëtarët e Yale studiuan kartelat mjekësore të 14.000 banorëve të Masaçusetsit, nga 1948 deri më sot, të cilat thelbësisht mbulojnë tre breza në mjaft familje.

Vërejtën se gratë më të shkurtra e të mbushura, mesatarisht, priren të lindin më shumë fëmijë në krahasim me gratë më të gjata e të dobëta. Gjithashtu, gratë me tension të ulët gjaku dhe nivel më të ulët kolesteroli në gjak, janë të prira të bëjnë më shumë fëmijë. Në dekadat e ardhshme, gratë do të lindin fëmijën e tyre të parë më herët dhe do të kalojnë në fazën e menopauzës në moshë më të madhe…

Me teorinë evolucioniste këto tipare do të kalojnë nga nëna tek e bija e kështu me radhë. Në qoftë se kjo gjë vazhdon për 10 breza rresht, atëherë, shkencëtarët llogarisin që në vitin 2050 gruaja të jetë më e shkurtër dhe më e mbushur.

Krahas të lartpërmendurave, shkencëtarët gjetën se gruaja përveç ndryshimeve në tiparet e jashtme do të ketë dhe ndryshime të tjera biologjike: Do të lindë fëmijën e saj të parë 5 muaj më herët, si dhe do të hyjë në menopauzë 1 vit më vonë./albstroka.com

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top