You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » DY NJERËZ, NJËRI ME THIKË, TJETRI I PAARMATOSUR…

DY NJERËZ, NJËRI ME THIKË, TJETRI I PAARMATOSUR…

Përktheu: Lorena Stroka, Master in Specialised Translation

A.H

Janë dy njerëz. Njëri me thikë, tjetri i paarmatosur.

Ai me thikë i thotë tjetrit:

“Do të vras”.

“Po pse”, pyet i paarmatosuri, “çfarë të kam bërë? Hera e parë është që shihemi. As më njeh, as të njoh”.

–  “Pikërisht, për këtë arsye do të vras. Po të të njihja, mund të të doja”, thotë ai me thikë.

–  “Ose mund të më urreje” thotë i paarmatosuri. “Mund të më urreje aq shumë sa të më vrisje me kënaqësi të madhe. Pse ia privon vetes një kënaqësi të tillë? Eja të njihemi më parë”.

–  “Dhe po sikur të të dua?”, këmbëngulë i armatosuri, “në qoftë se do të dua, ç’do bëj me këtë thikë pastaj?”

–  “Oh, mos ki frikë”, thotë i paarmatosuri, “vret dhe dashuria, madje atëherë kënaqësia është akoma më e madhe”./AlbStroka.com/

vijon…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top