You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » LAMTUMIRA E FUNDIT

LAMTUMIRA E FUNDIT

Përktheu: Lorena Stroka, Master in Specialised Translation

V.V

Atë pasditen e fundit erdhe dhe u shtrive në këmbët e mia qetësisht, butësisht, dashurisht….

Më dhe heshturazi lamtumirën e fundit. Më përshëndete me trupin tënd. Veçse unë nuk e kuptova kurrë. Fjete pak në anën tjetër të zemrës sime. Ai ishte përqafimi ynë i fundit.

Hera e fundit që trupat tanë u prekën… Nuk the asgjë. Më the lamtumirë në mënyrën tënde, me mirësjellje, bukur…

……………………………………………         ………………………………………………

Tani ç’rëndësi ka të të sjell lule në varr, kur çastin që duhej, unë s’kuptova asgjë: Nuk është faji yt, shpirti im. Nuk është faji yt. Zemra ishte lodhur. As unë s’e dija që po të thoja LAMTUMIRË./ALBSTROKA.COM/

vijon… (Lamtumirat më të fuqishme jepen gjithmonë në heshtje)

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top