You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » MIQËSIA – Paulo Coelho

MIQËSIA – Paulo Coelho

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

…………………………………………………              ………………………………………………….

– “Mirëmëngjes”.
– “Mirëmëngjes”, u përgjigj roja.
– “Si quhet ky vend kaq i bukur?”
– “Parajsë”.
– “Sa mirë që mbërritëm në Parajsë se kemi etje”.
– “Zotëri, mund të hyni e të pini sa ujë të doni”, tha roja dhe i tregoi burimin.
– “Kali dhe qeni im kanë gjithashtu nevojë për ujë”.
– “Më vjen keq”, tha roja, “por këtu ndalohet të hyjnë kafshë”.
Burri refuzoi me vështirësi të madhe, edhe pse kishte etje nuk donte të pinte vetëm ai. Falenderoi rojen dhe vazhdoi rrugën…
…………………………………………………………                        ……………………………………………………….
 
Në hijen e një peme qe shtrirë një burrë që e kishte mbuluar fytyrën me kapele, ndoshte flinte.
– “Mirëmëngjes”, tha kalimtari. Burri iu përgjigj duke tundur kokën.
– “Unë, kali dhe qeni im kemi shumë etje”.
– “Atje, në mesin e shkëmbinjve është një burim”, tha burri duke i treguar vendin. “Mund të pini sa ujë të doni”.
Burri, kali dhe qeni shkuan te burimi dhe shuajtën etjen e tyre. Kalimtari u kthye pas për të falenderuar burrin.
– “Mund të rivini kur të doni”, iu përgjigj ai.
– “Meqë ra fjala, si quhet ky vend?”, pyeti burri.
– “Parajsë”.
– “Parajsë? Po burri te hyrja e mermertë më tha se ai vend quhej Parajsë”.
– “Atje nuk ishte Parajsa por Ferri”, u përgjigj roja./AlbStroka.com/
Kalimtari mbeti i habitur…
…………………………………………..                  ………………………………………………
 
vijon…
 
© www.AlbStroka.com
 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top