You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » ISHA SHTRIRË DHE MENDOJA…

ISHA SHTRIRË DHE MENDOJA…

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

M.A

Mbrëmë isha shtrirë dhe mendoja
se si të gjej një shtëpi për shpirtin tim, ku uji nuk ka etje dhe buka nuk është gur. Vetëm një gjë më erdhi në mendje, dhe mendoj se nuk gaboj.
Vetëm, krejt i vetëm…
Askush nuk ia del dot atje jashtë…
Askush nuk ia del dot atje jashtë…
Janë disa milionerë
me para që nuk mund të përdorin.
Gratë e tyre vijnë përreth si fantazma…
Dhe fëmijët e tyre, këndojnë këngë të trishtuara.
Kanë mjekë të shtrenjtë,
për të shëruar zemrat e gurta…
Por prapë, askush, askush nuk ia del dot vetëm./AlbStroka.com/
 

vijon…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top