You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » JO, NUK E DUA MË JETËN…

JO, NUK E DUA MË JETËN…

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

“Jo, nuk e dua më jetën”, i tha Zotit trëndafili. “Parapëlqej të bëhem një barishte e parëndësishme. Nuk e dua as ngjyrën, dhe as aromën që kam. Erdha në botë, sepse më kërkove ti. Ku është dashuria që më premtove?”

“Ah, njeriu… krijesa jote e përsosur, sapo çel, më këput”.

“Më këput, e kupton? Dhe më e keqja! Më ofron si shenjë dashurie. Më vendos në gotë, dhe unë vdes dalëngadalë…” tha dhe iku…

Zoti u mendua pak. Pastaj, me një lëvizje, mbushi kërcellin e trëndafilit me gjemba. Për ca kohë, njeriu kishte frike t’i afrohej. Por më vonë, zbuloi thikën./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top