You Are Here: Home » Shkencë » Astronomi » RREZIK HUMBJEJE PËR TELESKOPIN KEPLER

RREZIK HUMBJEJE PËR TELESKOPIN KEPLER

Nga Lorena Stroka

Së fundi janë shfaqur probleme serioze me identifikimin e pozicionit të Kepler, teleskopin e famshëm hapësinor të NASA-s.

“Padyshim ky nuk është një lajm i mirë për misonin, i cili deri tani ka sjellë rezultate të kënaqshme  si dhe ka  premtuar akoma më shumë për të ardhmen”, tha nëndrejtori i projektit të NASA-s, Çarls Sobek, gjatë një telekonference të shkurtër.

Teleskopi hapësinor “Kepler” e nisi misionin e vet në vitin 2009. Zbulimi i qindra planeteve që sillen përreth yjeve të largët si Dielli solli revolucion në  studimin e mëtejshëm të të ashtëquajturave planete të jashtme.

“Kepler” është teleskopi i parë hapësinor që u dërgua për eksplorimin (hetimin) e planeteve, që kanë atmosferë të ngjashme me Tokën dhe që mund të mbështesin ekzistencën e jetës.

Deri më tani janë identifikuar 132 planete të konfirmuara (vërtetuara) dhe më shumë se 2000 planete të mundshme, përfshirë dhe një grup të vogël planetesh që ngjajnë me Tokën. Teleskopi ndodhet në orbitë rreth 64 milionë kilometra larg Tokës, dhe është projektuar që të vëzhgojë në mënyrë të qëndrueshme në mbi 100.000 yje të largët, si dielli, në kërkim të planeteve të reja./AlbStroka.com/

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

© www.AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top