You Are Here: Home » Mjekësi » Kardiologji » U zbulua proteina që lidhet me sëmundjet kardiovaskulare

U zbulua proteina që lidhet me sëmundjet kardiovaskulare

Nga Lorena Stroka

Një proteinë në gjak lidhet me rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës, si tensioni i lartë dhe kolisteroli. Analizimi i të dhënave të 79000 njerëzve tregoi se proteina e njohur si Lp-PLA2 rrit akoma dhe probabilitetet për episode cerebrale, pra vdekje të parakohshme… Edhe pse dihet që pirja e duhanit, tensioni i lartë i gjakut dhe nivelet e larta të kolisterolit “të keq” përgjegjësohen për ataket në zemër, shkencëtarët nuk mund të shpjegojnë plotësisht shkaqet e tyre. Për këtë arsye, kërkuan shkaqe shtesë për shfaqjen e episodeve cerebrale ose problemeve kardiovaskulare. Megjithatë, hulumtuesit tani po përpiqen të zbulojnë medikamentin që do të “ndalojë” riprodhimin e proteinës së lartëpërmendur, pasi siç konstatuan, njerëzit që kishin arterie të dëmtuara, paralelisht shfaqën përqindje të larta të Lp-PLA2 në gjakun e tyre.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top