You Are Here: Home » Të ndryshme » Mësuesja abuzonte me nxënësit në fillore – dënohet me 45 vjet burg

Mësuesja abuzonte me nxënësit në fillore – dënohet me 45 vjet burg

Nga Lorena Stroka

Një ish mësuese e ciklit të ulët nga Oklahoma u dënua me 45 vjet burg për shkrepjen e disa fotografive të pahijshme të nxënësve të saj jo më shumë se 12 vjeç. Arrestimi i saj u bë i mundur pas kërkesës së një pedagogu të vjetër në moshë.

Kimberli Krein pranoi fajësinë e vet për 19 akuza seksuale. Në shtëpinë e ish mësueses policia gjeti material pornografik për fëmijë. Krein deklaron se për gjendjen e krijuar përgjegjësohet pedagogu që e denoncoi, Gari Dobi, pasi sipas saj ai i kishte kërkuar që t’i dërgonte disa foto të të miturve.

Dobi, 66 vjeç, ish pedagog në Universitetin e Pensilvanisë, i cili në vitet 70-të kishte krijuar raporte miqësore me Krein u dënua me burgim të përjetshëm dy muaj më parë.

Ndërsa Krein, 50 vjeç sot, nuk do të ketë të drejtë pezullimi të dënimit të saj deri në moshën 87 vjeç./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top