You Are Here: Home » Mjekësi » Për ç’arsye kjo bukuroshja nuk del nga shtëpia?

Për ç’arsye kjo bukuroshja nuk del nga shtëpia?

Nga Lorena Stroka

Në pamje të parë, thua, shih sa vajzë e bukur, bionde, fytyrë-ëmbël, me buzë të mrekullueshme dhe vështrim magnetik. Mirëpo, ku të dish dramën që ajo jeton! 19 vjeçarja Louise Wedderburn vuan nga një çrregullim i rallë gjenetik, si pasojë e të cilit artritet “kyçen” dhe muskujt e saj shndërrohen në kocka.

Pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore bukuroshja nga Aberdeenshire nuk dorëzohet, madje thotë se nuk do ta lejojë sëmundjen që ta mposhtë, përkundrazi do të realizojë gjithçka do në jetë.

Fibrodysplasia ossificans progressiva (FOP) – shkakton shndërrimin e indeve të buta në inde të forta, duke “ngrirë” trupin në të njëjtin pozicion përgjithnjë. Përveç Louise, në botë janë konfirmuar dhe 700 raste të tjera njerëzish që vuajnë nga e njëjta sëmundje, 45 prej tyre ndodhen në Angli.

Deri më tani nuk është gjetur asnjë trajtim efikas, vuajtësit nuk rrojnë më shumë se 41 vjeç. Sëmundja në fjalë është tejet e rrezikshme, shfaqet gradualisht dhe ka pasoja të parikthyeshme. Është çështje kohe që Louise të “ngrijë”, madje pastaj do t’i nevojitet dhe një karrocë për të lëvizur. Louise u diagnostikua me FOP kur ishte 3 vjeç, megjithëse gjendja e saj u përkeqësua kur hyri në adoleshencë. Të dyja duart e saj janë “të kyçura” nga bërryli e lart, sikurse dhe shtylla kurrizore./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top