You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » NJERIU JE TI…

NJERIU JE TI…

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

Jeta do që ta duan. Ta duan pa pazare, shumë dhe pa masë. Kur qe e vogël kuptoi se që t’ia dilte mbanë, duhej që më parë të donte njerëzit ose të bënte sikur i donte…

Ajo donte siç kishte uri, siç kishte etje, siç qeshte. Rrjeta e jetës ishte e thurur mençurisht. Kishte dhe fije të tjera, shumë të forta. Hapte grushtet dhe linte t’i rrëshqisnin nga gishtat vitet e fëmijërinë. Falte librat, stilolapsat, vizatimet, lodrat e saj. Fshehurazi nga të afërmit e saj dhuroi akoma dhe kryqin prej floriri, unazat por dhe një karficë të vjetër të gjyshes. Kërkonte nëpër sirtare të gjente ndonjë gjë tjetër, për ta dhuruar, për t’u bërë një hallkë shtesë në zinxhirin që do ta lidhte me njerëzit./AlbStroka.com/

vijon…

 © www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top