You Are Here: Home » MITOLOGJI » Greke » PITHONI

PITHONI

Shkëputur nga libri: MITOLOGJIA, FILOZOFËT DHE POETËT E LASHTË GREKË (I) – Lorena Stroka

Pithoni ishte një përbindësh i frikshëm dhe zot i mitologjisë Greke. Kishte trup gjarpëri të mbuluar me luspa dhe ruante Orakullin e Delfëve. E kishte lindur Gea nga balta e përmbytjes së Deukalionit me të cilin Zeusi i dha fund shekullit të artë.

Pithoni jetonte në një shpellë dhe ruante shenjtoren e Geas. U vra nga Apolloni, kur ishte ende foshnjë, sepse me udhëzim të Herës, bashkëshortes së Zeusit, i përzinte të ëmën për të ndaluar lindjen e tij. Në vrasjen e Pithonit kontribuoi shumë dhe Hefesti duke i dhënë disa shigjeta të arta. Qysh atëherë tempulli iu kushtua Apollonit dhe shenjtëria e Orakullit mori emrin Pithia./AlbStroka.com/

vijon…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top