You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » VJEDHËSI I DASHURISË – BILHANA

VJEDHËSI I DASHURISË – BILHANA

Nga Lorena Stroka

Pa dashur të përçmoj vlerën e poezive patriotike, kam qenë, jam dhe do të mbetem gjithmonë adhuruese e poezive erotike. Dashuria qëndron mbi gjithçka, pa atë s’do të mund të bënim dot asgjë. Dashuria për mua nuk është shtysë për të ecur në jetë, është vetë jeta. Dhe si të tillë nuk e krahasoj apo shkëmbej me asgjë tjetër, thjesht e lë të më udhëheqë, ajo është busulla ime, pa të nuk jetoj dot… Me sa duket, nuk jam e vetmja që mendoj kështu, dhjetra të tjerë para meje e kanë përnderuar deri në çastin e fundit të jetës së tyre… Sot, kam dëshirë të ndaj me ju historinë e një të djali të ri, një poeti e historiani të talentuar nga Kashmiri. Bilhana ka lindur në shek. XI-të dhe njihet në mbarë botën për poezinë e tij të famshme: “Vjedhësi i dashurisë”.

Legjenda thotë se djaloshi u dashurua marrëzisht me të bijën e mbetit Madanabhirama, princeshën Yaminipurnatilaka, me të cilën krijoi lidhje të fshehtë. Kur i ati i saj, mbreti, zbuloi të vërtetën e mbylli në burg. Atje, ndërsa priste vendimin për dëbim ose dënimin me varje, shkroi një poezi erotike, prej pesëdhjetë vargjesh për të dashurën e vet. Askush nuk e mori vesh se ç’ndodhi me djalin e ri, por poezia e tij u përhap goja-gojës në të gjithë Indinë…

Vjedhësi i Dashurisë – Bilhana

Akoma dhe tani
mendimi im zhytet në mjaltin e vajzës sime,
në kordhele, në gonxhe
që gdhiheshin ar,
në natën e dehur të flokëve të saj,
në hapat e lodhur të saj nga mundi i dashurisë,
në paqen e qepallave të saj./AlbStroka.com/
 
vijon…
 
© www.AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top