PENISËT E DYANSHËM DHE… HAREMI (18+)
Nga Lorena Stroka
Penisët artificialë (Dildo) – akoma dhe ata të dyanshëm që mund të përdoreshin nga dy gra njëkohësisht – ishin të njohur qysh në epokën e gurit. Lodrat erotike ishin shumë të njohura sa në Egjipt po aq dhe në Greqinë e lashtë. Flitej se sulltanët Hinduistë ua jepnin zonjave të haremit, me qëllim që të ishin të kënaqura seksualisht por dhe që të shmangnin në këtë mënyrë çdo lloj raporti homoseksual midis tyre.
Vibratorët
Penisët elektrikë, vibratorët, u prodhuan për herë të parë në Amerikë rreth vitit 1910. Ishin pajisje të mëdha, të vështira në përdorim, të prodhuara posaçërisht për gratë që vuanin nga histeria – sëmundja e mitrës – ajo që ne sot e quajmë FRUSTRIM SEKSUAL. Që gratë të flisnin haptazi për orgazmën, të theksonin se penetrimi nuk garantonte gjithmonë kënaqësi seksuale dhe se në treg duhej të qarkullonin lodra ndihmëse si vibratorët, u nevojitën shumë dekada, kjo gjë u arrit pikërisht në vitet 60-70-të, në periudhën e revolucionit feministik.
Shumica e vibratorëve (sot) ka formë penisi, janë të ndërtuar me materiale të padëmshme për lëkurën e njeriut, si silikoni dhe cyberskin, disa prej tyre kanë mikroçip të trupëzuar dhe telekomandë për kontrollimin e shpejtësisë. Vibratori bashkëkohor me bateri është ndërtuar nga grua, Candida Royalle, ka formë telefoni dhe nuk shkakton dhembje në vaginë.
Këshilla
Masazhi me një pajisje vibratori është mjaft shplodhës si prelud për seks relaksues e të këndshëm. Sa herë përdorni vibrator, aplikoni shumë lubrifikant, me qëllim që të rrëshqasë. Kërkimet e kohëve të fundit kanë treguar se një pjesë e burrave përdorë njërën anë të vibratorit në anus gjatë felacionit, po ashtu edhe disa grave u pëlqen ta kenë vibratorin në vaginë gjatë kuninlingusit ose ta përdorin për stimulimin e klitorisit, sidomos kur bëjnë dashuri në anën e kundërt të shtratit me partnerin e tyre. Sa herë që përdorni vibrator DUHET të vendosni prezervativ të ri, pasi sëmundjet e transmetueshme përbëjnë gjithmonë rrezik për jetën tuaj. Së fundi, ka plot njerëz që nuk u pëlqejnë aksesorët seksualë. Prandaj mos impononi askënd që të bëjë diçka që e konsideron jashtë estetikës së vet. Dhe e vërteta është se asnjë vibrator nuk mund të zëvendësojë organin e vërtetë gjenital. Nuk është e rastit që produkte të tilla përdoren më shumë në ato vende ku meshkujt kërkohen me qiri… për shkak të homoseksualitetit./AlbStroka.com/
© AlbStroka.com