You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » MOMO

MOMO

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

Një ditë, mes njerëzve të lagjes u përhap fjala se kohët e fundit një i panjohur banonte në rrënoja. Thuhej se ishte një fëmijë, ndoshta një vajzë. Por askush nuk mund ta thoshte me siguri të plotë pasi rrobat që mbante veshur ishin disi të çuditshme.

Dhe vërtet, paraqitja e jashtme e Momos ishte pak e çuditshme, fare lehtë mund të trembte njerëzit që i jepnin rëndësi pastërtisë dhe estetikës në përgjithësi. Ishte e shkurtër dhe e hollë. Nga fiziku që kishte s’dukej më shumë se dhjetë-dymbëdhjetë vjeçe. Në kokë kishte ca kaçurrela të shprishura, skrop të zeza, që dukeshin qartë se nuk i kishte prekur kurrë as krehëri dhe as gërshëra. Kishte sy të mëdhenj e të bukur, skrop të zinj, dhe këmbët i kishte të njëjtën ngjyrë se gjithmonë ecte zbathur. Vetëm në dimër vishte ndonjëherë këpucë, por dhe ato i kishte të vjetra e të mëdha. Kjo ndodhte për shkak se asgjë nga ato që kishte nuk ishte e saj. Ose i kishte gjetur gjëkundi ose ia kishte falur ndonjë./AlbStroka.com/

vijon…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top