You Are Here: Home » Shkencë » GJENI I UDHËHEQËSISË

GJENI I UDHËHEQËSISË

Nga Lorena Stroka

rs4950 nuk është një gjen i thjeshtë: sipas hulumtuesve të University College of London, njerëzit që e bartin atë, janë udhëheqës të lindur!

Pavarësisht se aftësitë për udhëheqësi mund të kultivohen përgjatë jetës, ekspertët nënvizojnë se nevojitet dhe një “shtysë” gjenetike për të ngjitur shkallët e larta të hierarkisë.

Gjeni i udhëheqësisë u identifikua gjatë analizës së materialit gjenetik të realizuar në 4000 vullnetarë. Vullnetarët i përkisnin të gjitha statuseve shoqërore (beqarë, të lidhur, të martuar, të ndarë etj). Ekspertët vërejtën se personat që bartnin gjenin rs4950 kishin detyra më të larta në punën e tyre./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top